Dialogu ndërpolitik për integrimet, Hahn mund të qëndrojë në Shkup javën që vjen
14.11.2017 12:01
Pas takimeve mbrëmë në Bruksel me zëvëndës kryeministrin Bujar Osmani dhe Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla popovski

Pas takimeve mbrëmë në Bruksel me zëvëndës kryeministrin Bujar Osmani dhe Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla popovski, komisioneri për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn po shqyrton mundësinë e qëndrimit në Shkup javën që vjen, për të parë me sytë e tij ecurinë e refomrave.
Në një postim në Tuiter, Hahn thotë se beson në qeveria do të shfrytëzojë momentin pozitiv dhe rezultatte nga reformat do të shohen deri në fund të vitit.
”Të gjithë palët konstruktive duhet të kyçen në bashkëpunimin më të frytshëm për vendin. Jam duke shikuar mundësinë që të vizitojë Shkupin gjatë javës së ardhshme, për të realizuar takime me forcat politike dhe me shoqërinë civile”, shkruan Hahn.
Qeveria thotë se ka realizuar rreth 81% nga plani reformues 3-6-9. Më saktë, nga 73 reformat e planifikuara për tre muajt e parë, janë realizuar 59, ndërkohë që 14 janë në fazë realizimi.
100% ka realizim në masat në pjesën e Kuvendit, Marrëveshjes së Ohrit, administratës publike dhe Mediave thonë nga qeveria, ndërkohë procesi I emërimeve shkon më ngadalë, kjo edhe për shkak të pengesave gatë zgjedhjeve lokale.Plani për tre muajt e ardhshëm pritet të publikohet këtë javë.
