Maqedoni
Deponitë e reja, qeveria kërkon zgjidhje për mënyrën e financimit
14.11.2017 15:13
Në dy vitet e ardhshme planifikohet ndërtimi i deponive të reja në rajonin e Shkupit, Pollogut, Vardarit dhe rajonin jugperëndimor të vendit...

Në tre rajone parashikohet ndërtimi i deponive të reja, ndërsa në deponinë “Drislla” në Shkup parashikohet ndërtimi i dy stacioneve të reja të grumbullimit dhe selektimit të mbeturinave. Por, ndërtimi i këtyre deponive me standarde të larta europiane ka gjithsesi një kosto të lartë.
35 milion euro më saktë për deponinë në rajonin jugperëndimor nga 25 milion euro parashikohet kosto e deponive në rajonin e Vardarit dhe të Pellagonisë. Komunat ku do të ndërtohen këto deponi duhet bashkërisht të ndërtojë objektet përkatëse, por ato realisht nuk kanë fonde për një gjë të tillë dhe Qeveria po kërkon mënyrën ideale të financimit.
“Qeveria, bashkë me BE-në, do të bëjë gjithçka që t’i nxisë komunat të implementojnë këtë qasje rajonale. Komunat për momentin teknikisht janë të gatshme, mirëpo duhen kapërcyer disa keqkuptime si dhe duhet gjetur zgjidhje për mënyrën e financimit për të implementuar detyrimet e reja që kanë”,- u shpreh ministri pa portofol, Zoran Shapuriq.
“Hapi i ardhshëm është bashkimi i komunave me qendrat rajonale për menaxhimin e mbeturinave, aktivitetet parapërgatitore për të filluar me ndërtimin e objekteve të nevojshme infrastrukturore, mbyllja e deponive të egra ekzistuese, si dhe për të implementuar në tërësi sistemin e ri të grumbullimit, seleksionimit dhe përpunimit të mbeturinave”,- u shpreh shefja e sektorit të menaxhimit me mbeturina – MAJPH, Ana Karanfillova - Maznevska.
“Në kuadër të këtij projekti janë përpiluar planet dhe zgjidhjet më të mira ideore, për të pasur një sistem të qëndrueshëm ekologjik me menaxhimin e mbeturinave”,- tha udhëheqësi i projektit, Hristos Companidis.
Projekti 24 mujor për menaxhimin e mbeturinave në katër rajonet e vendit është financuar nga Bashkimi Europian me 3.58 milion euro.
REXHEP QAMILI
