Dita Ndërkombëtare e Diabetit, 12% e popullsisë në Maqedoni e prekur nga diabeti
Mbi 12% e popullsisë në Maqedoni është e prekur nga diabeti....

Mbi 12% e popullsisë në Maqedoni është e prekur nga diabeti. Numri i të prekurve nga sëmundja e sheqerit vazhdimisht rritet, ndërsa kjo sëmundje prek edhe një deri në dy fëmijë në muaj.
“Rreth 190 mijë njerëz janë diagnostifikuar me diabet. Nga ata 40 mijë janë në terapi me insulinë, ndërsa mbi 150 mijë janë në terapi me tableta. Tip një jemi rreth 5 mijë persona, ndërsa të tjerët janë tip dy. Shprehur në përqindje, sipas Atlasit të Federatës Internacionale të Diabetit, kjo është rreth 12% e popullsisë në Maqedoni”,- deklaroi kryetari i Lidhjes së Shoqatave të Diabetit në Maqedoni, Bojan Kirov.
Numri i madh i të prekurve paraqet sfidë për punëtorët shëndetësorë, që rekomandohet masa preventive siç janë ushqimi i shëndetshëm, apo më shumë aktivitete fizike. Motoja e sivjetme e ditës për luftë ndaj diabetit është “Gratë dhe diabeti”.
“Te gratë në periudhën reproduktive problemi me të cilin përballemi më së shpeshti është diabeti te pacientet që janë shtatzëna. Ka paciente që duan të mbeten shtatzëna dhe kanë diabet, për të cilat duhet aplikuar kujdes para shtatzënisë dhe te ato që diagnostifikohet diabeti gjatë shtatzënisë, tek të cilat po ashtu në kohë duhet iniciuar terapia”,- deklaroi drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Sasha Jovanovska – Bishevska.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski, premtoi tejkalimin e problemit me cilësinë e insulinës.
“Do të angazhohem që nga të gjitha këto mosmarrëveshje nga e kaluara, personat e prekur me diabet të shfrytëzojnë insulinë jokualitative, dhe njoftoj opinionin se do të kujdesemi që në të ardhmen të marrin insulinë rregullisht dhe ajo të jetë kualitative”,- tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Goce Çakarovski.
Statistikat botërore flasin se në vitin 2015 rreth 415 milionë njerëz ishin të prekur nga diabeti, ndërsa ky numër deri në vitin 2040 pritet të rritet në mbi 600 milionë pacientë të prekur nga diabeti. (Gyltene Sinani, TVM2)
