Maqedoni

Mosrespektimi i Ligji për rrogë minimale, Carovska: Punëtorët të ngrenë kallëzime penale

14.11.2017 16:44

Spekulimet se kompanitë nuk po e respektojnë Ligjin për rrogë minimale, po bëhen gjithnjë e më të theksuara...

Edhe pse ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Carovska, tha se 90% e kompanive paguajnë rrogën minimale, ajo nuk përjashton mundësinë që kompanitë të bëjnë manipulime dhe të marrin prapë paratë e dhëna.
 
Por, për të detektuar se cilat kompani bëjnë kësilloj keqpërdorime, është e nevojshme pasja e dëshmive, andaj Carovska apeloi që punëtorëve të cilëve iu bëhen keqpërdorime të tilla të ngrenë kallëzime penale. 
 
“Ju si media keni sigurisht informacione, spekulime se kemi keqpërdorim, se qytetarët duhet ta kthejnë rrogën. Unë për atë apeloj në secilën paraqitje timen që është shumë e rëndësishme të kemi dëshmi për këtë, se duhet të ngremë akuza. Ajo jo që është shkelje, por është krim, që ju nga punëtori merrni para në kesh. Ashtu që unë ju lutem të gjithë punëtorëve të inkurajohen dhe përfundimisht ta zgjidhim këtë problem për keqpërdorim të fuqisë punëtore te kompanitë. Unë do të qëndroj pas çdo punëtori, i cili do të lajmëron kësilloj keqpërdorimi apo mosrespektim të ligjit”,- u shpreh ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska.
 
Ndërkohë, ministrja, Milla Carovska, prezantoi masat për punësim tek kompanitë e vogla dhe të mesme, të cilat janë pjesë e planit operativ për punësim. Ajo gjithashtu informoi se vitin e ardhshëm janë parashikuar 760 milionë denarë mjete buxhetore, por Carovska tha se në planin operativ do të kyçen edhe mjete nga donatorë të tjerë dhe nga organizata ndërkombëtare.
 
ERSAN PAJAZITI