Osmani në Bruksel: 2018, vit historik për proceset eurointegruese
Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, në Qendrën për Politikë Europiane në Bruksel, ka shpjeguar Planin qeveritar 3-6-9...

Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, në Qendrën për Politikë Europiane në Bruksel, ka shpjeguar Planin qeveritar 3-6-9 dhe procesin e përgjithshëm të integrimit europian të Maqedonisë.
Osmani shpjegoi zbatimin e pjesës së tretë të këtij plani, por edhe përgatitjet për realizimin e pjesëve të mbetura, gjashtë dhe nëntë.
Në këtë drejtim Osmani i potencoi reformat në sistemin gjyqësor, administratën publike dhe shërbimet e inteligjencës, si fusha bartëse për të cilat Qeveria tashmë përgatiti draft strategjitë dhe planet aksionale, të cilat i përmbajnë të gjitha vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet të cilat vijnë nga partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet relevante.
Osmani bëri dhe një përmbledhje të përgatitjeve të Qeverisë për hapa të guximshëm dhe qasje pozitive rreth mbylljes së çështjeve të hapura politike, që janë në drejtim të avancimit në procesin e integrimit të Maqedonisë.
Ai theksoi që të gjitha reformat dhe aktivitet zhvillohen në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. “Viti i ardhshëm 2018 pres të jetë vit historik për Maqedoninë rreth avancimit të procesit të integrimit për në BE”,- theksoi Osmani, duke shtuar se pret që ky moment i optimizmit të shfrytëzohet, ndërsa Maqedonia të mos e humbë shansin për t’i mbyllur çështjet për në BE dhe NATO.
