Maqedoni
Firmat kërkojnë zbatimin e ligjeve, ndryshimi i vazhdueshëm pengon zhvillimin e bizneseve
14.11.2017 17:11
Kompanitë nga ndërtimtaria, turizmi dhe industria e tekstilit, anëtare të OEMVP-së, kanë shprehur pakënaqësi rreth ndryshimeve të shpeshta ligjore të cilat tangojnë bizneset e tyre...

Ata ankohen se përballen vazhdimisht me problemet për sigurimin e zbatimit praktik të rregullativës për tokë ndërtimore, procedurat për ndërtim dhe për planifikim hapësinor të cilat ndryshohen shpesh.
“Ndërtimtaria është një prej segmenteve më të fuqishme e cila sjell benefit në ekonominë e shtetit. Ligjet në Maqedoni në njëfarë mënyre janë të mira, por do të duhet më mirë të zbatohen", tha kryetari i OEMPV-së, Nebi Hoxha.
“Përmirësimi i rregullativës ligjore do të mundësojë që kompanitë të kenë një qasje më të mirë në përmirësimin e kushteve për të bërë biznese. Ligjet në Maqedoni janë të mira, praktika e tyre është diçka tjetër, sot jemi këtu që të diskutojmë rreth mundësive që problemet të eliminohen dhe kompanitë të arrijnë qëllimet e tyre”,- deklaroi kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, shprehu gatishmëri për pranim të të gjitha ideve, propozimeve dhe iniciativave me të cilat do të përmirësohet rregullativa nga kjo sferë, ndërsa për të cilën problematikë është formuar grup pune.
"Konsiderojmë se duhet të lehtësohen procedurat për leje për ndërtim, procedurat për një pjesë të kërkesave parapara në Ligjin për ndërtim si dhe pjesën e revidimit të politikës ndëshkuese. Nuk do të lejojmë që në periudhën e ardhshme që për shkaqe personale të ndryshohet Ligji për ndërtim, i cili është ndryshuar mbi 27 herë”,- tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
Trupi i formuar me përfaqësues të institucioneve shtetërore, odave, fakulteteve, sektorit joqeveritar, muajin e kaluar i kanë kryer kontroll të gjithë materies. Pas analizës gjithëpërfshirëse të ligjeve të deritanishme në periudhën e ardhshme, sipas Sugareskit, saktë do të konfirmohet se në cilët drejtime do të zbatohen reformat që të krijohet legjislativë e re funksionale, lehtë e përshtatshme ndaj nevojave dhe standardeve të reja.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
