Tërheqje e shtatë e lojës shpërblyese "Llogari fiskale në dorë-shpërblim pa mund"

30.06.2014 11:42

Tërheqje e re, e shtatë e lojës shpërblyese "Llogari fiskale në dorë-shpërblim pa mund" do të mbahet sonte, ndërsa do të transmetohet në Tevelizionin e Maqedonisë........

Tërheqje e re, e shtatë e lojës shpërblyese "Llogari fiskale në dorë-shpërblim pa mund" do të mbahet sonte, ndërsa do të transmetohet në Tevelizionin e Maqedonisë. Në garën për banesë, hapësirë afariste, automobil dhe shpërbëlime të shumta në të holla janë mbi dy milionë zarfe.

Shpërblimi kryesor në këtë tërheqje është banesa në lagjen e Shkupit Aerodrom, me mbi 50 metra katrorë, dyçan në Aerodrom dhe automobil "Pezho 208" dhe shpërblime të shumta vauçerë prej 1.000 denarëve deri 1.000 euro.

Në këtë tërheqje marrin pjesë të gjitha zarfet me 20 llogari fiskale të lëshuara pas 15 nëntorit të vitit 2013, të dërguara në adresën e Lotarisë shtetërore të Maqedonisë për këtë tërheqje, si dhe të gjitha zarfet e dërguara për pjesëmarrje në lojën shpërblyese në tërheqjet e kaluara.

Deri më tani nga loja shpërblyese, organizues i së cilës është Lotaria shtetërore e Maqedonisë nën patronatin e Minsitrisë së Financave, janë ndarë një banesë, një hapësirë afariste, pesë automobila dhe 750 vauçerë me vlerë prej 60.000 deri 1.000 denarëve.