Kulturë

109 vjet Kongresi i Alfabetit, fillojnë aktivitetet për nder të 22 nëntorit

14.11.2017 18:21

Kanë filluar aktivitetet për shënimin e 109 vjetorit të kongresit të alfabetit...

Për shënimin zyrtar të kësaj date të rëndësishme do të mbahen më shumë aktivitete, në patronazhin e zëvendëskryeministrit, Hazbi Lika. Më 21 nëntor në qytetin e Manastirit do të mbahet një tribunë shkencore kushtuar Kongresit të Alfabetit, ku do të marrin pjesë studiues të shkencave albanologjike nga institucionet shkencore shtetërore nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova me pjesëmarrjen edhe të presidentit shqiptar, Ilir Meta. Në Shkup do të organizohet akademi solemne, në mbrëmje në Manastir do të mbahet edhe koncerti solemn, që si zakonisht do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë në TVM2. 
 
Prej sot, ndërkohë, në Manastir është hapur e Kolonia Artistike.