Botë

Tramp: Turi im aziatik ishte jashtëzakonisht i suksesshëm

14.11.2017 20:24

Presidenti amerikan Donald Tramp sot e përfundoi turin e tij të parë aziatik të tij, për të cilën vlerësoi se ka kaluar shkëlqyeshëm...

Presidenti amerikan Donald Tramp sot e përfundoi turin e tij të parë aziatik të tij, për të cilën vlerësoi se ka kaluar shkëlqyeshëm, me numër të madh të kontratave të suksesshme tregtare dhe miqësi të reja.
 
Tramp njëherit paralajmëroi se pas kthimit në SHBA do të japë "deklaratë të rëndësishme" për opinionin, duke nxitur spekulime se Administrata amerikane do të fillojë hetim për kontaktet e kundërkandidates së tij demokratike në zgjedhjet e vitit të kaluar Hilari Klinton.
 
Tramp deklaroi se kompanitë amerikane kanë nënshkruar kontrata biznesi në vlerë prej 300 miliardë dollarë, si dhe se janë kontraktuar numër më i madh i investimeve. "Për një kohë të shkurtër do të shohim trefish më shumë investime", deklaroi Tramp.
 
Ai theksoi se me Vietnamin ka nënshkruar kontratë për furnizim të aeroplanëve "Boing" në vlerë prej 12 miliardë dollarëve, të cilën vietnamezët fillimisht e kanë planifikuar t'i blejnë nga ndonjë vend i dytë, por pas takimeve në nivelin më të lart e kanë ndërruar qëndrimin.
 
Tramp deklaroi se në të ardhmen SHBA-ja do të ketë raporte korrekte tregtare me shtetet aziatike, duke i akuzuar administratat paraprake amerikane se kanë lejuar deficit të madh deri në 300 miliardë dollarë në shkëmbimin me Kinën.
 
"Gjithkund jam pritur me tapet të kuq, si askush deri më tani. Kjo ka qenë respekt i madh, ndoshta deri diku respekt për muaj, por gjithsesi respekt ndaj vendit tonë", deklaroi Tramp pas turit.
 
Tramp tha se Kina, Japonia dhe Koreja Jugore, kanë treguar qëndrim të shkëlqyer ndaj kërcënimeve koreanoveriore me armë bërthamore dhe raketore.
 
Ai kishte disa bisedime edhe me presidentin rus Vladimir Putin, por pas takimeve u ankua se presioni në të cilin është ekspozuar nga faktorët politik vendor lidhur me Rusinë parandalon që tërësisht të shfrytëzohet potenciali që Moska të ndihmojë në zgjidhjen e krizave në Korenë Veriore, Siri dhe Ukrainë./mia