Botë

Moskë: Rreth 500 kërcënime për sulme me bomba

14.11.2017 21:16

Zyrtarët në Moskë, kanë thënë se kryeqyteti rus, ka pranuar 500 thirrje të rrejshme për bomba në dy muajt e fundit...

Zyrtarët në Moskë, kanë thënë se kryeqyteti rus, ka pranuar 500 thirrje të rrejshme për bomba në dy muajt e fundit, dhe si rezultat miliona dollarë janë shpenzuar.
 
Që nga fillimi i shtatorit, njoftimet e rrejshme për bomba, kanë goditur Rusinë.
 
Vende që u targetuan nga sulmet e rrejshme ishin aeroportet, stacionet trenave, qendrat tregtare, bankat, hotelet, shkolla dhe ndërtesat e administratave.
 
Në asnjë nga thirrjet kërcënuese nuk ka pasur shpërthime të bombave.
 
Vladimir Chernikov, shefi i departamentit të sigurisë, ka thënë të martën se afro 250.000 persona janë evakuar pas 564 kërcënimeve anonime për sulme me bomba, në mes të 11 shtatorit deri më 9 nëntor.
 
Agjencia për siguri vendore (FSB), ka njoftuar se shumica e thirrjeve janë bërë nga disa rusë që jetojnë jashtë vendit, ndërsa motivet e thirrjeve nuk janë bërë të ditura./evropaelire