Botë

Dy tërmete mesatare e goditën Korenë Jugore

15.11.2017 10:19

Një seri tërmetesh sot e goditën qytetin koreanojugor Pohang, kumtoi Drejtoria meteorologjike koreane...

Tërmeti i parë me intensitet prej 5,5 ballëve ka qenë me epiqendër në rajonin e qytetit, ndërsa i dyti ka qenë me fuqi prej 5,4 ballësh sipas shkallës së Rihterit.
 
Tërmetet janë ndjerë në kryeqytetin Seul, i cili gjendet disa qindra kilometra nga Pohang./mia