Botë
Policia italiane sekuestroi 2,4 tonë marijuanë nga Shqipëria
15.11.2017 10:39
Policia në qytetin italian Ravenë sekuestroi mbi 2,4 tonë marijuanë me prejardhje nga Shqipëria...

Policia në qytetin italian Ravenë sekuestroi mbi 2,4 tonë marijuanë me prejardhje nga Shqipëria, që paraqet sasinë më të madhe të kësaj droge të sekuestruar deri tani në qytet.
Hetimet e zhvilluara nga karabinierët e komandës rajonale të Ravenës çuan në arrestimin e një 26-vjeçari italian, i njohur për forcat e rendit, e gjithashtu të 3 shqiptarëve, respektivisht 27, 53 dhe 21 vjeç.
Të gjithë u burgosen nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrimi u bë i mundur pas një kontrolli territori. Një patrullë evidentoi një furgon që po lëvizte në zonën e Savios në drejtim të Ravenës.
Brenda furgonit u gjetën 2,4 tonë marijuanë, 62 kilogramë hashash dhe 4 kilogramë vaj hashashi. Autoritetet e cilësojnë këtë si një prej konfiskimeve më të rëndësishme në këtë territor. Policia u vu më pas në kërkim të personit të arratisur dhe pas një operacioni që rezultoi me të shtëna armësh e mobilizimin e disa patrullave e një helikopteri u vunë në pranga 3 shqiptare.
Siç bëjnë të ditur mediat italiane, hetimet vazhdojnë për të sqaruar prejardhjen e sasisë së drogës, edhe pse dyshohet për një zbarkim nga deti në Lido di Classe./mia
