Botë

Hulumtim: Vitin e kaluar është zvogëluar numri i sulmeve terroriste

15.11.2017 11:23

Numri i të vrarëve në sulmet terroriste në vitin 2016 është zvogëluar, por më shumë shtete janë goditur prej sulmeve terroriste...

Kjo theksohet në Indeksin botëror për sulme terroriste të publikuar në Londër.
 
Sipas Indeksit, në vitin 2016 në sulme terroriste jetën e kanë humbur 25.673 persona, që është për 22 për qind më pak në krahasim me vitin 2015. Numri i të vrarëve në sulmet terroriste është zvogëluar në katër prej pesë shteteve më të goditura me terrorizmin - Siri, Pakistan, Afganistan dhe në Nigeri.
 
Shteti i pestë më i goditur - Iraku, siç theksohet në Indeks, vazhdon të paguaj çmim të lartë dhe atje është rritur numri i sulmeve të SHI-së. Vetëm në vitin 2016 jetën e kanë humbur 9.765 persona.
 
Vitin e kaluar nga terrorizmi janë goditur 77 shtete. Kjo është për 12 shtete më shumë se në vitin 2015 kur sulme terroriste janë regjistruar në 65 shtete.
 
Për shtetet evropiane theksohet se viti i kaluar ka qenë më vdekjeprurësi lidhur me sulmet terroriste prej vitit 1988.
 
Indeksi është krijuar në vitin 2012 dhe shfrytëzon të dhëna prej Bazës globale të informacioneve për terrorizëm, që e udhëheq Universiteti shtetëror në shtetin amerikan Merilend.
 
Indeksin e përgatit Qendra hulumtuese e Institutit australian për ekonomi dhe paqe dhe publikohet në Londër./mia