Botë

Përmbytje në Greqi, nxirren njerëz dhe automobila të bllokuar

15.11.2017 12:13

Shumë shtëpi, rrugë dhe automobila janë përmbytur nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut që këto ditë e përfshinë pjesën jugore të Greqisë...

Rruga e vjetër nga Athina deri në Korint afër Nea Peramos sot në mëngjes është shndërruar në lumë dhe në të janë bllokuar më shumë automobila. Agjencia shtetërore greke e lajmeve ANA-MPA njoftoi se situata është e ngjashme edhe në rrugën e re. Në vijim është operacioni për nxjerrjen e automobilave dhe udhëtarëve të cilët janë të bllokuar në ujë.
 
Shërbimi zjarrfikës ka marrë më shumë se 160 thirrje për ndihmë pasi janë përmbytur më shumë shtëpi dhe automobila në qytetin Megara.
 
Nga fillimi i javës Greqia është prekur nga moti i lig, i cili sipas meteorologëve pritet të vazhdojë këtë javë, ndërsa stuhia "Evridika" i përfshiu ishujt dhe më shumë rajone në pjesën kontinentale të vendit./mia