AUTOSTRADA, PRISHTINË-H.I ELEZEIT

Qeveria i jep vizë autostradës Prishtinë - H. i Elezit

30.06.2014 15:32

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Komitetit Drejtues për ndërtimin e Autostradës Prishtinë - Hani i Elezit, një projekt që konsiderohet objekti më kapital i viteve të ardhshme për Kosovën........

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Komitetit Drejtues për ndërtimin e Autostradës Prishtinë - Hani i Elezit, një projekt që konsiderohet objekti më kapital i viteve  të ardhshme për Kosovën.

Autostradën  do ta ndërtojë koncersiumi “Bechtel Enka”, e cila u shpall  fituese javë më parë.

Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota në Mbledhjen e Qeverisë, tha se tashmë janë përmbushur të gjitha obligimet për nënshkrimin e kontratës dhe nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës së 6. 

Lidhur me ndërtimin e autostradës, kryeministri Hashim Thaçi nëpërmjet profilit tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar opinionin se Qeveria e Kosovës ka aprovuar rekomandimin për ndërtimin e autostradës Prishtinë - Shkup.

"Vazhdojmë me Misionin e Ri, ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin e Kosovës dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, - ka shkruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Rruga e 6, që do ta lidh Prishtinën me Shkupin është një projekt tjetër kapital për Kosovën, pas autostradës “Ibrahim Rugova”. Projekti planifikohet të kushtojë rreth 600 milion euro.