Filloi projekti ”Verë pa zjarre”
Për parandalimin e paraqitjes së zjarreve në ditët e nxehta të verës që na presin, sektori për parandalimin e zjarreve pranë Sekretariatit për Punë të Brendshme në Shkup, filloi projektin’’Verë pa Zjarre’’..........

Për parandalimin e paraqitjes së zjarreve në ditët e nxehta të verës që na presin, sektori për parandalimin e zjarreve pranë Sekretariatit për Punë të Brendshme në Shkup, filloi projektin’’Verë pa Zjarre’’ për të ngritur vetëdijen e qytetarëve nga rreziqet që mund të shkaktohen nga zjarri, posaçërisht në zonat pyjore, në fusha ku ka të mbjella, apo vende të cilat lehtë mund të kaplohen nga zjarri.
“Njësiti për Intervenim, 6 vite me radhë realizon këtë projekt. Aktivitetet kanë filluar sot dhe do të zgjasin gjatë tërë sezonit. Më së shumti do të jenë prezent në lokacionet e qytetit të Shkupit”, deklaroi nga Njësiti për Intervenim, Biljana Milevska.
“Nga ana jonë do të angazhohemi për kontroll me rigoroz dhe këtë vit të kemi sa më pak zjarre në qytetin e Shkupit”, theksoi zëvendëskomandiri i Policisë Pyjore në stacionin “Shkup”, polici pyjor Goce Gruevski.
“Vitin e kaluar vetëm një zjarr është regjistruar në territorin e Sopishtës. Si Pushtet Lokal, kemi ndihmuar në formimin e shoqatave të zjarrfikësve dhe lidhjes së zjarrfikësve në Komunën e Sopishtës, ndërsa tani vazhdojmë me ndihmën për furnizimin me pajisje për fikjen e zjarrit”, potencoi kryetari i Komunës së Sopishtës, Steve Trpkovski.
Qëllimi i këtij projekti është mbrojtja e hapësirave të gjelbërta nga paraqitja e zjarreve, të cilat në të kaluarën kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në mbarë vendin. (Gyltene Sinani, TVM2)
