Maqedoni

Nga një shtëpi në Tetovë vidhen 4.000 franga zvicerane, 850 euro dhe një tablet

15.11.2017 15:01

Autorë të panjohur mbrëmë kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e M.K.(55)...

Autorë të panjohur mbrëmë kanë kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e M.K.(55) në rrugën "Kiro Ristovski-Dërnc" nga Tetova.
 
MPB informon se autorët me dhunë e kanë hapur derën e hyrjes, kanë hyrë brenda dhe kanë marrë 4.000 franga zvicerane dhe 850 euro, një tablet stoli të shumëllojshme.
 
Pasi e kanë kryer veprën kanë ikur në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa për gjetje të autorëve dhe për ndriçim të plotë të rastit./mia