Ekonomi

Bashkëpunimi Maqedoni - Austri, takime të përbashkëta për partneritete të reja

15.11.2017 17:08

Me qëllim të avancimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Austrisë...

Me qëllim të avancimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë dhe Austrisë, Oda Ekonomike dhe sektori tregtar i Ambasadës së Austrisë organizuan takime të përbashkëta.
 
Në këto takime prezent ishin biznesmenë eminentë austriak, ndërsa kompanitë maqedonase patën mundësi të realizojnë biznes takime direkte. 100 kompani maqedonase janë paraqitur në këto takime dhe shpresojnë se do realizohen takime të frytshme që do të rezultojnë me projekte konkrete, potencuan palët e interesuara.
 
“Austria, si partner ekonomik, është e interesuar për Maqedoninë, këtë e dëshmon edhe prania e shumë kompanive austriake, ndërkohë 100 kompani maqedonase do realizojnë takime me kompanitë austriake, sidomos në sferat prodhimtari e djathit, sferën e makinerisë, teknologjisë dhe transferin e njohurive sferë për të cilën kompanitë maqedonase duhet ta shfrytëzojnë”,- deklaroi projekt menaxherja e Odës Ekonomike, Jadranka Arizanovska.
 
“Shumë kompani kanë investuar në vendin tuaj, por gjithsesi se ka hapësirë për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, ka nevojë edhe për kualifikimin e të punësuarve në Maqedoni dhe do i përmend edhe trajnimet që realizohen në firmat austriake”,- tha përfaqësuesja e “Advantixh Austria”, Erika Braumen.
 
Sferat në të cilat ofrohet bashkëpunim janë skladimi i energjisë, prodhimi i konstruksioneve të çelikut, përpunimi i minierave, prodhimi dhe transporti i betonit si dhe prodhimtaria e djathit, bëjnë të ditur nga Oda Ekonomike.
 
FLUTURA LATIFI