Maqedoni

Praktika më e mirë shoqërore, rritet përgjegjësia e kompanive

15.11.2017 17:18

Krijimi i një mjedisi më të mirë shoqëror nga ana e kompanive ndihmon në zhvillimin dhe krijimin e një jete më të mirë për të gjithë...

Kompanitë duhet të realizojnë fitim, por aktivitetet e tyre duhet t’u  shërbejnë edhe interesave të qytetarëve. Numri i kompanive të cilat zbatojnë praktika me përgjegjësi shoqërore është në rritje, por kjo duhet të bëhet standard i pranuar nga të gjithë. Me zbatimin e përgjegjësisë shoqërore edhe kompanitë do të kenë dy deri tre për qind fitim më të madh se konkurrentët. 
 
“Gëzon fakti që gjithnjë e më shumë kompani në Maqedoni janë të vetëdijshme se me investim në përgjegjësinë shoqërore, investojnë më shumë për konkurrencën, për shkak se këto praktika janë bërë parakusht për punë dhe për eksport në tregjet e juaja”,- deklaroi  kryeministri, Zoran Zaev.
 
“Biznesmenët e zgjuar dhe vizionarë e dinë se krijimi i një biznesi të fuqishëm dhe ndërtimi i një bote më të mirë, janë përbërësit bazë për sukses afatgjatë”,- theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
“Përgjegjësia shoqërore është një nga vlerat e sistemit të ri ekonomik dhe shoqëror të BE-së. Ne besojmë se koncepti ku kompanitë marrin përgjegjësi për ndikimin e tyre në shoqëri mund të ndihmojë në përmbushjen e ambicieve ekonomike, sociale dhe ekologjike të Unionit”,- u shpreh ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.
 
ERSAN PAJAZITI