Maqedoni
Ministër i ri i ASh-së apo rikonstruim, Zaev: Të gjitha opsionet janë të hapura
15.11.2017 17:34
Ende nuk dihet emri i ministrit të ri të Shëndetësisë...

Kryeministri Zaev pohoi se po bisedohet me Aleancën për Shqiptarët, por nuk hedh poshtë as mundësinë që me Ministrinë e Shëndetësisë të drejtojë ndonjë parti tjetër, pra që të ketë rikonstruim të qeverisë. Zaev është i prerë se do të zgjidhet kandidati më i mirë për ministër, që do të çojë përpara reformat që i presin qytetarët, e jo zgjidhja më e mirë partiake.
“Akoma nuk kemi vendosur. Kemi filluar bisedime me partnerët e koalicionit, shpresojmë se deri në fund të kësaj jave do të mund të marrim vendim. Të gjitha opsionet janë të hapura, momentalisht as unë nuk e di se kush do të jetë emri, nga cila parti, kush do të zgjidhet nga kandidatët. Shëndetësia është lartë në pritjet e qytetarëve. Nëse vjen nga Aleanca për Shqiptarët, atëherë nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë. Nëse vjen nga ndonjë parti tjetër politike, është logjike se Aleanca mbetet në koalicionin qeveritar dhe duhet të ketë vend ministror. Për këtë janë të hapura të gjitha mundësitë për debat. Vendimtare do të jenë emrat që na qëndrojnë në dispozicion dhe kush do ta ndërmarrë këtë funksion përgjegjës. Në vendimmarrje duhet të na prijë emri i kandidatit që të munden qytetarët, pacientët, mjekët, fella mjekësore, t’i besojnë. Ky është minimumi që e presim, e pastaj së bashku me të gjithë shpresoj në reforma të suksesshme në shëndetësi për shkak se janë të domosdoshme”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
