"MONSTRA"

Politika “ mbyll gojën” për Monstrën

30.06.2014 15:45

Edhe pse familjarët kërkuan politikanët të mbajnë fjalën e tyre sot dhe ti lirojnë të akuzuarit e pafajshëm, as pozita e as opozita nuk kane qenë të disponuar të flasin për këtë rast.....

Asnjë reagim nga politika shqiptare deri në këto momente për rastin Monstra.

Edhe pse familjarët kërkuan politikanët të mbajnë fjalën e tyre sot dhe ti lirojnë të akuzuarit e pafajshëm, as pozita e as opozita nuk kane qenë të disponuar të flasin për këtë rast.

Të heshtur edhe organizatat joqeveritare të cilat ende nuk janë zgjuar të reagojnë. Reagime nga politika  priten gjatë ditës së nesërme ose në rastin e organizatave joqeveritare sipas praktikës së deri tanishme, reagim mund të presim pas ndonje jave.