Godet “Evridika”, 11 viktima nga moti i keq në Greqi

15.11.2017 18:31

Stuhia “Evridika” ka goditur Greqinë me tërë tërbimin e saj....

Stuhia “Evridika” ka goditur Greqinë me tërë tërbimin e saj. Janë 11 viktima të regjistruara aktualisht që humbën jetën në vërshimet në qytetet Mandura dhe Nea Peramos në perëndim të Athinës.

Vërshime dhe reshje të rrëmbyeshme edhe në Megara dhe Magulla, ku shumë banorë lokalë mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre. Vërshimet detyruan autoritetet të japin urdhrin për mbylljen e shkollave në këto zona, ndërsa në Mandra dhe Nea Peramos është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Në Nea Peramos, rrugët janë shndërruar në lumenj prej balte, praktikisht i gjithë qyteti është vërshuar.

Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar në automobilat dhe shtëpitë e tyre dhe për t’u shpëtuar vërshimeve janë ngjitur në ballkonet apo çatitë e shtëpive. Shërbimet e zjarrfikësve kumtuan se kanë marrë 160 thirrje për ndihmë.

Greqia dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme në ishullin Simi, i cili u përfshi nga stuhia për shkak të së cilës ishte ndërprerë energji elektrike dhe uji, shumë shtëpi janë vërshuar dhe një numër i madh i automjeteve kanë përfunduar në det.