Rebelohet ushtria në Zimbabve, merr nën kontroll televizionin shtetëror

15.11.2017 19:52

Ushtria e Zimbabve ka marrë kontrollin e televizionit shtetëror....

Ushtria e Zimbabve ka marrë kontrollin e televizionit shtetëror dhe ka vënë në shënjestër njerëzit pranë presidentit, Robert Mugabe, për të cilët thotë se i kanë shkaktuar popullit “vuajtje sociale dhe ekonomike”.

Të shtëna me armë të rënda dhe artileri janë dëgjuar në kryeqytetin Harare. Por, një gjeneral mohoi që ngjarja të ishte grusht-shteti dhe shtoi se presidenti Mugabe është i sigurt, megjithëse nuk tha se ku.

Presidenti, 93 vjeç, Mugabe, ka dominuar skenën politike të këtij shteti të varfër që kur u shkëputën nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.

Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe ka këshilluar shtetasit e saj që ndodhen në kryeqytetin Harare, që të qëndrojnë në shtëpi deri sa situata të bëhet më e qartë.

Po kështu edhe Ambasada amerikane në Zimbabve njoftoi qytetarët e vet që të strehohen në vende të sigurta deri në një njoftim të mëtejshëm.