Banka Botërore do ta prezentojë raportin gjysmëvjetor për Ballkanin Perëndimor

16.11.2017 09:43

Banka Botërore sot do ta prezentojë raportin ekonomik...

Banka Botërore sot do ta prezentojë raportin ekonomik të rregullt gjysmëvjetor për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Për gjendjet në ekonomitë e Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës dhe Shqipërisë përmes video linkut do të flasin Linda Van Gelder, drejtoreshë e rajonit për Evropën Juglindore dhe Galina Andronova - Vinçelete, menaxhere e sektorit për makroekonomi dhe menaxhim fiskal në Bankën Botërore.

Prezentimi i raportit të titulluar "Përshpejton hapja e vendeve të punës", në Shkup do të mbahet në hapësirat e Zyrës së Bankës Botërore.