Qeveria me strategji afatgjate për zhvillim të IKT industrisë
Në Ministrinë e Teknologjisë Informatike, sot u prezantuan strategjitë për zhvillimin e IKT Industrisë..............
Në Ministrinë e Teknologjisë Informatike, sot u prezantuan strategjitë për zhvillimin e IKT Industrisë.
Sipas ministrit të Teknologjisë Informatike, Ivo Ivanovski,Qeveria, përmes përkrahjes së strategjive afatshkurtra dhe afatgjate, do të krijojë bazat e shoqërisë së ardhshme informatike.
“Në afat të shkurtër, ne do të fokusohemi në kapacitetet që ofron sektori i akredituar, duke marrë parasysh interesimin e madh të kompanive për kuadër cilësor në këtë sferë. Nevojitet që kompanitë tona të ndryshojnë metodologjinë e punës dhe të fokusohen në zhvillimin e softuerit”, deklaroi ministri i Teknologjisë Informatike, Ivo Ivanovski.
“Me kompanitë e huaja do të kemi bashkëpunim në sferën e projekteve hulumtuese, që nënkupton se do të fillojmë të rrisim këto kapacitete dhe të punojmë intensivisht në këtë sferë”, theksoi dekani i “Finkit”, Dimitar Trajanov.
Sipas Ivanovskit, IT është një ndër profesionet më me perspektivë, andaj kjo industri duhet të transformohet në industri që kryesisht punon për tregun vendas, por edhe të plasojë produkte dhe të jetë e suksesshme edhe në tregun botëror. (Flutra Latifi, TVM2)
