Qeveria propozon ndryshime të Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve
Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin.....

Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Qëllimi i këtij propozim-ligji të ndryshuar është që të sigurohen kushte për zbatimin e Ligjit për Prokurorinë Publike për ndjekje të veprave penale të cilat lidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimit joligjor të komunikimeve, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.
Kabineti qeveritar ka sjellë vendim që t’i propozohet Kuvendit miratim edhe i propozim-ligjeve për shfuqizimin e Ligjit për këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmim të përgjegjësisë për gjykatës dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill Gjyqësor.
Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për Këshill Gjyqësor janë për shkak të pasojave juridike që do të dalin nga propozimi për shfuqizimin e Ligjit për Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësit, si dhe për shkak të vërejtjeve për domosdoshmërinë për ndryshime ligjore të cilat këtij trupi do t’i urdhërojnë transparencë më të madhe dhe të domosdoshme në punën e Këshillit Gjyqësor dhe për shkak të dispozitës ekzistuese ligjore e cila kandidatëve për gjykatës të cilët nuk janë zgjedhur në shpallje, u është shkurtuar e drejta e ankesës, informojnë nga Qeveria.
