Mbledhje e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme të 38-të....

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme të 38-të solli vendim që t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë propozim ligj për ndërprerje të validitetit të Ligjit për këshilli për konstatim të fakteve dhe ngritje të procedurës për konstatim të përgjegjësisë për gjykatës.
Qëllimi kryesor, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, i këtij propozim ligji është ndërprerja e validitetit të Ligjit për Këshillin për konstatim të fakteve dhe ngritje të procedurës për konstatim të përgjegjësisë për gjykatës dhe kthim të kompetencave për udhëheqje të procedurës disiplinore të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, duke mbajtur llogari për vërejtjet e dhëna nga institucionet ndërkombëtare në pjesën e reformave të sistemit të jurisprudencës. Në arsyetimin për këtë propozim thuhet se praktika tregoi se formimi i një trupi të këtillë profesional për ngritje të procedurës për konstatim të përgjegjësisë së gjykatësit nuk e realizoi qëllimin e bazimit, por, përkundrazi, i njëjti ishte formuar pa u bërë analiza e plotë e mangësive në Ligjin për këshill gjyqësor që rezultoi me raport negativ nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe vërejtjet nga Komisioni i Venecies.
Në mbledhjen e djeshme Qeveria solli vendim edhe për propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill gjyqësor, për shkak të pasojave juridike që do të dalin nga propozimi për shfuqizimin e Ligjit për këshill për konstatim të fakteve dhe ngritje të procedurës për konstatim të përgjegjësisë së gjykatësit, si dhe për shkak thënieve për domosdoshmërinë e ndryshimeve ligjore të cilat këtij trupi do t'i urdhërojnë transparencë më të madhe dhe të domosdoshme në punën e Këshillit gjyqësor, dhe për shkak të dispozitës ekzistuese ligjore me të cilën kandidatëve për gjykatës të cilët nuk u zgjodhën në konkurs, u ishte shkurtuar e drejta e ankesës.
Në këtë mbledhje të 38-të, Qeveria solli vendim të propozojë për miratim në Kuvendin e RM-së propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve. Qëllimi i këtij ndryshimi të propozuar ligjor është të sigurohen kushte për zbatim të Ligjit për Prokurorinë publike për ndjekje të veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimit joligjor të komunikimeve.
Ministrat në Qeverinë e RM-së dje e shqyrtuan dhe e pranuan informatën "Kontroll fotografik i statusit të implementimit të masave të parapara në Planin 3-6-9" përfundimisht me 14 nëntorin e vitit 2017, si dhe informatën për aktivitetet që do të ndërmerren në periudhën në vijim që i përfshijnë referencat 6 dhe 9 në plan. Siç është e ditur, Masat nga pjesa 6 dhe 9, si dhe parapraket, janë definuar dhe azhurnuar në bazë të rekomandimeve të përmbajtura në Raportin e Grupit të ekspertëve të lartë për çështje sistematike nga sundimi i së drejtës dhe konsultimet me të gjitha palët e prekura. Masat e parapara është planifikuar të realizohen deri në dhjetor të vitit 2017/mars 2018 apo para publikimit të Raportit të ardhshëm të rregullt të Komisionit evropian për Maqedoninë, dhe i përfshijnë reformat në jurisprudencë, reformat e shërbimeve të sigurisë dhe zbulimit, përforcimin e kapaciteteve të Kuvendit të RM-së, në çka merr pjesë qeveria në kuadër të kompetencave të veta për mbështetje të masave për ripërtëritje dhe zhvillim të ambientit demokratik, përmes dialogut politik dhe bashkëpunimit me të gjitha partitë parlamentare, e posaçërisht me opozitën, në pjesën e emërimeve të funksionarëve shtetëror për çka qeveria obligohet t'i respektojë në tërësi procedurat ligjore dhe kriteret gjatë emërimit të personave në pozita udhëheqëse si dhe anëtarë të këshillave drejtues dhje mbikëqyrës, reforma të administratës publike dhe menaxhim i mirë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat në mediume, bashkëpunimi me shoqërinë qytetare, si dhe politikat për migrime dhe menaxhim kufitar.
Qeveria dje e shqyrtoi dhe e miratoi propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për akcizat me të cilin propozohet rritja e lartësisë së akcizës të vajit të gaztë (derivati disel) që shfrytëzohet si derivat fabrike dhe të vajit të gaztë që shfrytëzohet si derivat për ngrohje, për 3 denarë.
Në seancën e djeshme të qeverisë u miratua edhe informacioni lidhur me nevojën për të dakorduar Aneks ndaj Marrëveshjes për ndarje të ndihmës shtetërore lidhur me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe kompanitë shfrytëzuese ZZHTI Shtip "Xhonson Kontrolls SHPKNJP Shtip", për shkak të situatës së re aktuale me të cilën është ndryshuar emri i shoqërisë, si dhe ndryshim i subjektit në pronësi të shoqërisë. Emri i ri i shoqërisë është Shoqëri për prodhim "Adient Seating SHPKNJP Shtip".
Qeveria mbrëmë e miratoi edhe propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me qëllim që të sigurohet realizimi i papenguar i të drejtave për sigurimin pensional dhe invalidor. Me propozimet për ndryshime të këtij ligj, parashikohet të bëhet edhe risaktësimi i dispozitave nga neni 61 i Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, të cilat kanë të bëjnë me realizimin e së drejtës për pension familjar për fëmijën me aftësi të kufizuara.
Qeveria në seancë e shqyrtoi informacionin për modelet për përmirësimin e funksionimit të Projektit "Hapja e kuzhinave popullore" dhe ta angazhojë Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale t'i vazhdojë aktivitetet për përmirësimin e situatës për marrjen e shujtës të ngrohtë për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve dhe rregullisht ta informojë qeverinë për këto masa.
Në propozimi të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria e shqyrtoi edhe informacionin për konfirmimin e masave për kujdes të përkohshëm të personave të hasur nën Kala dhe e angazhoi Ministrinë përmes IP Qendrës ndërkomunale për punë sociale të Qytetit të Shkupit, përkohësisht t'i akomodojë personat e takuar. Gjithashtu, Qeveria e autorizoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të sigurojë përfshirje të detyrueshme të të gjithë personave të akomoduar në Programin për jetesë të mbështetur, përmes të cilit personave të akomoduar do t'u ndihmojë të fitojnë kushte adekuate për qëndrim, forma dhe përmbajtje të ndryshme të punës për fitimin e aftësive jetësore dhe të punës, me qëllim që të lirohen për jetesë të pavarur dhe integrim në mjedisin social.
Qeveria dje e shqyrtoi dhe miratoi informacion për ndryshim dhe plotësim të Planit veprues për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017, dhe e pranoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e planit veprues të evidentuar për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017, me ridestinimin e mjeteve në programe dhe masa ku parashikohet rritje e përfshirjes së personave me këto masa.
Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria e miratoi Programin për transferime kapitale për organizatat joqeveritare në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Me këtë program do të realizohen aktivitetet për mbështetje të organizatave joqeveritare me qëllim të implementimit më të mirë të Programeve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme për përmirësimin e kapaciteteve njerëzore në bujqësi dhe zhvillimin rural, si dhe përhapjen e informacioneve dhe njohurive për këto programe. Mjetet nga ky program do të përdoren për subvencione për projekte aplikuese të cilat synojnë mbështetjen e procesit të prodhimit bujqësor; përmirësimin e burimeve njerëzore në bujqësi dhe zhvillimin rural, si dhe transferimin e njohurive për shfrytëzim më të mirë të programeve në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Qeveria dje e miratoi Programin për ndryshimin e programit për mbështetjen financiare të zhvillimit rural për vitin 2017, me të cilin do të sigurohen mjete për mbështetjen e masës "fermeri i ri".
Në seancën e djeshme Qeveria e konfirmoi propozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës për njohje të ndërsjellë dhe zëvendësim të patentë shoferëve. (mia.mk)
