ARM, 10% rritje të rrogës dhe punësime të reja

16.11.2017 14:42

Të gjithë të punësuarit në Armatë të Maqedonisë gjatë gjithë vitit...

Të gjithë të punësuarit në Armatë të Maqedonisë gjatë gjithë vitit të ardhshëm do t’i marrin rrogat me 10 për qind rritje.
 
Numri “një” i mbrojtjes, Radmilla Shqerinska, thotë se buxheti për vitin 2018 premton shumë për mbrojtjen, rritjen e rrogave, kushteve më të mira për punë dhe për punësime të reja në Armatë.
 
“Në buxhetin për vitin 2018 janë siguruar 300 milionë denarë për rritjen e rrogave të të punësuarve në Armatën e Maqedonisë. Kjo do të thotë se çdo rrogë e tyre do të jetë me rritje prej 10 përqind gjatë gjithë vitit të ardhshëm. Shtesë në buxhet janë siguruar edhe për hapjen e dy konkurseve për punësim të ushtarëve profesionalë që do të plotësojnë numrin e nevojshëm të Armatës dhe njëherit do të paraqesë mundësi të mirë për përmirësimin e profesionalizmit dhe gatishmërisë së Armatës”,- deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sherinska.
 
Sheqerinska nuk e din se sa do të jetë numri i saktë i punësimeve të reja në Armatë, por premton se gjatë përzgjedhjes së kandidatëve do të kihet kujdes me përfaqësimin e barabartë të shqiptarëve nëpër njësitë e ndryshme të Armatës.
 
Ajo këto komente i bëri gjatë një vizite pune në Njësitin special të Armatës “Ujqit”, ku përfaqësimi i shqiptarëve është i ulët, por ajo premtoi përfaqësim të të gjitha bashkësive edhe në njësitet elite të Armatës së Maqedonisë, e cila synim parësor e ka anëtarësimin në NATO. (Rexhep Qamili, TVM2)