Sistemi AKMIS në Gjykatën e Apelit, Nanev: Mbajtja e procesverbaleve ka qenë ligjore

16.11.2017 15:38

Kontrolli në sistemin elektronik për shpërndarjen e lëndëve...

Kontrolli në sistemin elektronik për shpërndarjen e lëndëve, i njohur si AKMIS në Gjykatën e Apelit, ka treguar se mbajtja e regjistrave është realizuar kryesisht në mënyrë ligjore, ka informuar gjykatësi, Lazar Nanev, njëherit kryetar i Komisionit për kontrollin e sistemit për shpërndarjen e lëndëve gjyqësore. Nanev paralajmëroi se ditëve të ardhshme do të realizohet mbikëqyrje të sistemin AKMIS edhe në Gjykatën Supreme.

Kontrolli në gjykata realizohet pas dyshimeve të hedhura nga Rajnhard Pribe se ka indicie për keqpërdorime në këtë sistem.

“Gjatë këtyre ditëve do të realizohet mbikëqyrje në punën, gjegjësisht funksionimin e AKMIS sistemit në Gjykatën Supreme dhe pres që gjatë javës së ardhshme raporti i kompletuar, atë që Komisioni e ka vërtetuar në Gjykatën Themelore 1 në Shkup në Gjykatën e Apelit, e dini që javën e kaluar realizuam mbikëqyrje dhe këto ditë në Gjykatën Supreme. Bashkërisht do të prezantohet raporti nga Ministria e Drejtësisë. Bëhet fjalë për do të kisha thënë veprim cilësor në sistemin AKMIS në Gjykatën e Apelit”,- deklaroi kryetari i Komisionit – AKMIS, Lazar Nanev. (Florije Beluli-Kamberi, TVM2)