Ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, Boshnjakovski: Sigurohen kushte për PPS-në

16.11.2017 16:02

Qeveria do të ndryshojë Ligjin për dëshmitarët e mbrojtur....

Qeveria do të ndryshojë Ligjin për dëshmitarët e mbrojtur. Në mbledhjen e fundit ka miratuar vendim që të iniciojë këto ndryshime me të cilat duhet të sigurojë kushte për Prokurorinë Speciale në ndjekjen dhe zbardhjen e veprave të cilat dalin nga përgjimet e paligjshme.

“Qëllimi i këtyre propozim-ndryshimeve të ligjit ka të bëjë me sigurimin e pavarësisë më të madhe dhe efikasitet të Prokurorisë Publike Speciale për ndjekjen e veprave penale që lidhen dhe dalin nga përndjekja e paligjshme e komunikimeve”,- deklaroi  zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ekzekutivi gjithashtu ka sjellë vendim që t'i propozohet Kuvendit miratim edhe i propozim-ligjeve për shfuqizimin e Ligjit për këshill për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmim të përgjegjësisë për gjykatës dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Këshill gjyqësor. Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për Këshill gjyqësor janë për shkak të pasojave juridike që do të dalin nga propozimi për shfuqizimin e Ligjit për Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së gjykatësit, si dhe për shkak të vërejtjeve për domosdoshmërinë për ndryshime ligjore të cilat këtij trupi do t’i urdhërojnë transparencë më të madhe dhe të domosdoshme në punën e Këshillit gjyqësor dhe për shkak të dispozitës ekzistuese ligjore, e cila kandidatëve për gjykatës që nuk janë zgjedhur në shpallje, u është shkurtuar e drejta e ankesës, informojnë nga Qeveria. (Naim Ramadani, TVM2)