Zaev pret kryetarin e Selanikit, Butaris, ata angazhohen të përforcohen marrëdhëniet bilaterale

16.11.2017 16:54

Përafrimi i qytetarëve të Maqedonisë dhe Greqisë....

Përafrimi i qytetarëve të Maqedonisë dhe Greqisë përmes bashkëpunimit më ta madh në ekonomi, turizëm, si dhe në projekte tjera të ndryshme me fondet europiane, do të kontribuojnë në përforcimin e besimit të ndërsjellë. Me përforcim të marrëdhënieve bilaterale i kontribuohet edhe zgjidhjes më të shpejtë të çështjes së emrit. Kështu deklaruan pas takimit kryeministri, Zoran Zaev, dhe kryetari qytetit të Selanikut, Zoran Zaev.

“Besojmë se një qasje e tillë do të mundësojë shembjen e të gjitha  kufijve që kanë ekzistuar deri më tani. Shpresoj dhe do të angazhohem që takimi i ardhshëm mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë të mbahet në Selanik dhe shpresoj ky propozim të pranohet”,- deklaroi kryetari i Selanikut, Janis Butaris.

“Një nga çështjet për të cilat biseduam me kryetarin e Selanikut, ishte se politikanët e të dyja vendeve kanë obligim t’i hapin perspektivat e qytetarëve dhe së bashku konstatuam se politikanët mund të dalin si fitues nëse gjejnë zgjidhje të kontestit disavjeçar mes dy vendeve. Mendoj se ka humbur koha kur duhet të mendojmë nëse do të humbim para qytetarëve tanë si politikanë.  Besoj se përmes zgjidhjes së këtij problemi do të fitojmë para qytetarëve tanë”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.                                                                         

Sa i përket prolongimit të negociatave të palëve me ndërmjetësin Nimic, Zaev u arsyetua me shkakun e obligimeve të të dyjave vendeve, ndërkaq nuk shpalosi më tepër detaje, sepse, siç tha ai, organizator i bisedimeve është ndërmjetësi, Methju Nimic.

Butaris, është takuar me shefin e shtetit, Gjorge Ivanov, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, me të cilët është biseduar për bashkëpunim më të madh mes dy vendeve. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)