Maqedoni
Në Maqedoni 338 të prekur me HIV. Prej nesër testi HIV mund të bëhet falas
16.11.2017 17:42
Në Maqedoni janë regjistruar 338 raste me virusin HIV, nga të cilat 10 janë me terapi...

Ky virus edhe në nivel global është duke u përhapur me një shpejtësi të madhe. Statistikat e fundit tregojnë se një në katër persona në rreth 1.2 milionë njerëz që jetojnë me HIV në Europë, nuk janë në dijeni të statusit të tyre të HIV.
“Metoda më efikase për parandalimin e virusit HIV, për shkak se pengon sasinë e virusit dhe me këtë përgjithësisht e ndërpret zinxhirin e përcjelljes së HIV-it tek personat e tjerë. Studimi i Bankës Botërore dhe Ministrisë së Shëndetësisë tregon se në Maqedoni vetëm 50% e personave që kanë jetuar me HIV janë diagnostifikuar me kohë, ndërsa pjesa tjetër nuk janë në dijeni se jetojnë me virus HIV”,- deklaroi Svetllana Vojnovska - Hera nga Asociacion për edukim shëndetësor dhe hulumtim.
Qytetarët, të cilët nuk e dinë statusin HIV të tyre mund të bëjnë testin HIV në qendrat më të afërta për testim, i cili është falas, vullnetar dhe i besueshëm, ndërsa rezultatet do t'i marrin për më pak se 30 minuta dhe janë të garantuara.
“Java e testimit të virusit HIV fillon prej nesër më 17 nëntor dhe me këtë vazhdojmë punën e nisur në Qendrën e të rinjve në Vodno. Ky është një servis i rregullt dhe pa pagesë për testin HIV të besueshëm, i cili kësaj radhe do të jetë në dispozicion prej orës 15:00 deri në orën 21:00. Kjo fushatë do të zgjasë deri më 24 nëntor. Dua t’iu potencoj se fushata “Dua ta di” do të jetë në shërbim të qytetarëve edhe pas 24 nëntorit, por vetëm 3 herë në javë”,- tha Vojo Ivanov - Hira nga Asociacion për edukim shëndetësor dhe hulumtim.
Java Europiane e virusit HIV mbahet për të katërtin vit më radhë dhe ka për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për përfitim të testimit të këtij virus dhe inkurajimin e popullatës për të bërë testin dhe mësuar rreth statusit të tyre HIV.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
