Ekonomi
Banka Botërore: në vitin 2018 rritja ekonomike në Maqedoni 3.2%
16.11.2017 18:09
Rritje ekonomike për 1.5% për këtë vit, ndërsa viti 2018 do të ketë rritje prej 3.2%, janë projeksionet e Bankës Botërore...

Shkak për ulje të rritjes ekonomike është kriza e prolonguar politike. Prioritet i Maqedonisë për periudhën e ardhshme është konsolidimi fiskal.
Qeveria në aspektin ekonomik duhet të përqendrohet në balancimin e të hyrave dhe shpenzimeve. Banka Botërore paralajmëron se duhet të sigurohet qëndrueshmëri fiskale, që do të thotë shteti në mënyrë më efikase të mbledh paratë nga tatimet dhe më me vëmendje t’i shpenzojë, në mënyrë që të do të kontribuonte në zhvillim ekonomik.
“Në periudhën e ardhshme duhet të shikojmë angazhimet në kontinuitet për konsolidim fiskal, përmes masave kredibile dhe afatgjate, forcimin e mbledhjes së të ardhurave tatimore, përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve sociale, racionalizimin e subvencioneve para së gjithash në bujqësi, sigurimin e qëndrueshmërisë të sistemit pensional dhe përmirësimin e menaxhimit me financat publike”,- deklaroi ekonomisti në Bankën Botërore, Bojan Shimbak.
Në rekomandimin për qëndrueshmëri të procesit për ulje të papunësisë, BB vëren se një pjesë e mirë e vendeve të krijuara gjatë tre viteve të kaluara janë me stimul fiskal përmes masave aktive për punësim, gjë që e ngarkon buxhetin shtetëror. Banka Botërore sugjeron revizion të projekteve "Maqedonia punëson 1 dhe 2”.
"Mospagesa e kontributeve sociale, sigurimi shëndetësor dhe tatimi personal për ato vende pune krijojnë presione të Fondit Pensional dhe Fondit të Shëndetësisë, thonë ekspertët e BB-së. Pikërisht konsolidimi i shpenzimeve fiskale dhe mbajtja e stabilitetit të sistemit pensional është një nga sfidat e vendit në vitet e ardhshme.
Përderisa Maqedonia ka rritje më të ulët në rajon këtë vit, vendet me rritje më të madhe janë Kosova me 4.4%, Mali i Zi me 4.2% dhe Shqipëria me 3.8%, kjo duke iu falënderuar projekteve të mëdha të financuara nga investitorët e huaj, por edhe nga eksporti më i madh. Bosnja dhe Hercegovina parashikohen të ketë rritje me 3.0%, ndërsa Serbia 2.0%.
ERSAN PAJAZITI
