Botë

Trump: turneu aziatik, një sukses i jashtëzakonshëm

16.11.2017 20:05

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka vlerësuar si një sukses të jashtëzakonshëm turneun e tij 12-ditor në Azi...

Sipas tij, Amerika tanimë është kthyer në rolin e liderit global. Duke folur për udhëtimin e tij në 5 vende, Trump tha se ka grumbulluar mbështetjen e botës kundër programit bërthamor të Koresë së Veriut, hapi rrugën për një rajon të lirë të Indo-paqësorit dhe nguli këmbë për raporte të lira dhe reciproke tregtare në Paqësor.

“Ditët kur të tjerët përfitonin nga ShBA kanë marrë fund”, – theksoi Trump.