Maqedoni
Më shumë reshje të shiut në Gjevgjeli, reshje do të ketë edhe sot
17.11.2017 09:11
Më shumë shi, 38 litra në metër katror në 24 orët e fundit ka rënë në Gjevgjeli, kumtoi sot në mëngjes Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike...

Në Krushevë deri në orën 7:30 janë matur 33 litra në metër katror, në Demir Kapi 25 litra, 24 në Pozharan dhe Manastir, 21 në Mavrovë, 20 në Prilep, 17 në Topollçan dhe Dojran, 16 litra në Pretor, Gjurishte dhe Ohër, 15 në Lazaropole, 13 në Shkup, 12 në Kumanovë, 11 në Shtip, Tetovë dhe Strumicë. Nëntë litra kanë rënë në 24 orët e fundit në Vinicë, tetë në Dibër, gjashtë litra në Berovë dhe tre në Kriva Pallankë.
"Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit edhe sot do të mbizotërojë mot i vranët me reshje shiu të cilat në shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore ku pritet të bjerë 40 litra në metër katror. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesish nga drejtimi juglindor.
Nesër reshjet do të jenë më mesatare dhe kryesisht nga pjesët lindore, ndërsa të dielën të dobëta dhe lokale. Nga e hëna pritet ftohje më e dukshme me reshje shiu dhe bore të përcjella me erë të fuqishme veriore", kumtoi DPHM.
Temperaturë më e ulët e mëngjesit sot është matur në Mavrovë, tre gradë, ndërsa më e lartë prej 11 gradëve në Dojran, Gjevgjeli dhe Demir Kapi. Në Shkup sot në mëngjes janë matur nëntë gradë Clesius./mia
