Botë

Zjarri dogji tërësisht ndërtesën e parlamentit në Kamerun

17.11.2017 10:33

Ndërtesa e Parlamentit të Kamerunit tërësisht e shkatërruar nga zjarri që shpërtheu gjatë natës...

Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes arritën dy orë pasi që shpërtheu zjarri në ndërtesën në kryeqytetin Jaunde. Nuk ka njoftime për viktima  nga zjarri. Policia tani për tani nuk njofton arsyet për shpërthimin e zjarrit. 
 
Shërbim publik radioteleviziv CRTV njoftoi se dëshmitarë okularë deklaruan se zjarri shpërtheu në katin e tretë dhe të katërt të ndërtesës. 
 
Disa deputetë nga  të gjitha partitë dhe organet administrative i ndihmuan zjarrfikësve që të shuajnë zjarrin, i cili tashmë shkatërroi katër kate nga blloku administrativ i objektit, u publikua në televizionin shtetëror./mia