Botë

Vërshimet në Greqi, 16 persona të vdekur dhe katër të zhdukur

17.11.2017 10:52

Numri i viktimave nga vërshimet në Greqi ka arritur në 16, kurse katër të tjerë konsiderohen të zhdukur...

Greqia dje është goditur nga vërshimet, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për të ndihmuar të mbijetuarit, apo për të gjetur viktimat e mundshme.

Viktima e fundit e gjetur ishte një burrë, trupi i të cilit u gjet në podrumin e shtëpisë së tij në Nea Peramos, në perëndim të Athinës.