Botë
Në SHBA arrestohen më shumë se 200 pjesëtarë të bandës së rrezikshme kriminale
17.11.2017 11:29
Rreth 200 persona për të cilët supozohet se janë anëtarë të bandës salvadoriane MS-13...

Rreth 200 persona për të cilët supozohet se janë anëtarë të bandës salvadoriane MS-13 janë arrestuar në një aksion të madh policor në SHBA, njoftuan autoritetet amerikane.
Më shumë se gjysma nga 214 të arrestuarit ngarkohen për shkelje të ligjit emigrues, ndërsa 93 për vrasje, plaçkitje dhe kontrabandim të drogës.
Një numër më i madh i të dyshuarve janë nga Salvadori, Hondurasi, Meksika dhe Guatemala.
Aksioni i kryesuar nga Shërbimi për emigrim (ICE), i cili zgjati një muaj, është realizuar në bashkëpunim me policinë salvadoriane, e cila në shtator arrestoi 53 persona nën dyshim se janë anëtarë të MS-13.
Banda salvadoriane MS-13, emri i plotë i të cilit është Mara Salvatruças, ka më shumë se 10.000 anëtarë dhe është një nga më të dhunshmet në vend. Është formuar në vitet e 80-ta me qëllim të mbrojtjes së të shpërngulurve salvadoriane nga bandat rivale në Los-Anxhelos, ndërsa më vonë u shndërrua në organizatë kriminele ndërkufitare.
"Me më shumë se 10.000 anëtarë në 40 vende, MS-13 është një nga organizatat më të rrezikshme kriminele në SHBA", njofton në kumtesë ministri amerikan i Drejtësisë Xhef Sheshns.
Presidenti Donald Tramp premtoi se do të qërojë hesapet me bandat kriminele, posaçërisht me MS-13, ndërsa luftën kundër krimit e arsyeton me ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.
Tramp në korrik e vizitoi Brentvud, qytet në afërsi të Nju-Jorkut, ku në shtator të vitit 2016 dy vajza u rrahën në rrugë me shkopinj bejsbolli.. Trupat e tyre u gjetën disa muaj më vonë./mia
