Botë

Gjykata gjermane: Kuvajt eruejz ka të drejtë të ndalojë izraelitë në fluturimet e saj

17.11.2017 11:55

Gjykata gjermane në Frankfurt gjykoi se kompania "Kuvajt eruejz" ka të drejtë të refuzojë që të pranojë në aeroplan një udhëtar nga Izraeli...

Gjykata gjermane në Frankfurt gjykoi se kompania "Kuvajt eruejz" ka të drejtë të refuzojë që të pranojë në aeroplan një udhëtar nga Izraeli për shkak të shtetësisë së tij. Aktvendimi i këtillë, grupet hebraike në Gjermani e dënuan si antisemitike.
 
Gjykata pohon se kompania kuvajtase vetëm i ka respektuar ligjet e vendit të tij i cili nuk e pranon shtetin Izrael, duke theksuar se nuk munden që gjykatat gjermane të gjykojnë për ligjet e Kuvajtit.
 
Ligji gjerman kundër diskriminimit zbatohet vetëm në rastet e diskriminimit racor, etnik apo fetare, e jo të shtetësive, njofton gjykata.
 
Avokati i Izraelitit të cilit nuk i është lejuar hyrje në një aeroplan për në Bangkok, paralajmëroi ankesë./mia