Botë

Rusi, përplasen kamioni dhe autobusi, 15 të vdekur

17.11.2017 12:49

Së paku 15 persona janë vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur, pasi dje një autobus i udhëtarëve...

Së paku 15 persona janë vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur, pasi dje një autobus i udhëtarëve është ndeshur me një kamion në pjesën perëndimore të Rusisë, kanë thënë zyrtarët.

Guvernatori i rajonit, Mari El, ku ka ndodhur aksidenti i rëndë, Aleksandar Yevstigneyev, i tha rrjetit televiziv, Rossia 24, se autobusi ishte ndeshur me kamionin derisa ishte përpjekur ta tejkalonte një veturë tjetër.

Policia lokale tha mbrëmë vonë se numri i të vdekurve ka arritur në 15 persona, përfshirë një grua e cila kishte vdekur në rrugë për në spital.

Dy prej katër personave të lënduar që janë në spital, janë në gjendje kritike.