Maqedoni
Pjesë të Butelit nesër pa energji elektrike
17.11.2017 13:39
Prej orës 13 deri në orën 14 nesër pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët nga rrugët "Aleksandar Turunxhiev"

Prej orës 13 deri në orën 14 nesër pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët nga rrugët "Aleksandar Turunxhiev", "Ferid Bajram" prej numrit 31 deri në 48-të, "Rokomija" dhe SHF "Panajot Ginovski" në komunën e Butelit.
Të hënën pa energji elektrike prej orës 8:30 deri në orën 12:30 do të mbeten një pjesë e konsumatorëve nga rrua "Nikolla Rusinski" në komunën e Karposhit, ndërsa prej orës 9 deri në orën 12 një pjesë e konsumatorëve nga rrugët "Relo Shestrokrillo", "Dime Meçeto dhe Metohiska" në komunën Shuto Orizarës.
Në periudhën prej orës 9:30 deri në orën 11 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga komuna e Gazi Babës, fshatit Idrizovë i Shkupit, pompa e benzinës "Lukoil" dhe shtëpitë e uikenit.
Prej orës 11:30 deri në orën 14 pa furnizim me energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga fshati Rzhançino dhe firma "Kobu Produkt" në komunën e Petrovecit.
Siç informon Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza Shkup, ndërprerjet janë për shkak të investimeve në sistemin elektrik./mia
