GRUEVSKI NIS TURNIN AZIATIK

Gruevski nis turnin aziatik

30.06.2014 17:20

Maqedonia dhe Japonia do të bashkëpunojnë në sferën e shëndetësisë dhe komunikacionit hekurudhor.............

Maqedonia dhe Japonia do të bashkëpunojnë në sferën e shëndetësisë dhe komunikacionit hekurudhor.

Ky bashkëpunim u arrit në ditën e parë të vizitës zyrtare të kryeministrit Gruevski në Japoni, me kryetarin e bordit të drejtorëve të kompanisë “Japan Reilvej Ist”, Taceo Tamuta.

"Kontributi ynë mund t'i ndihmojë vendit tuaj në zhvillimin e ekonomisë. Në sferën e shëndetësisë  kjo është mundësi që sa më shumë mjekë dhe personel mjekësor i vendit tuaj të na vizitojnë dhe të trajnohen këtu. Gjithashtu, në fushën e hekurudhës, nëse ka diçka me të cilën ne mund të ndihmojmë në drejtim të zhvillimit dhe mbështetjes së hekurudhës tuaj, ne do të dëshironim të ndihmojmë me kënaqësi", deklaroi nga kompania “Japan Reilvej Ist”,  Taceo Tamuta.

Kryeministri, Nikolla Gruevski, gjatë takimeve në Tokio me princin japonez, Naruhito, theksoi prioritetet politike në plan të jashtëm dhe njoftoi mbi përparësitë që  Maqedonia ua mundëson investitorëve të huaj për hapjen e kapaciteteve dhe udhëheqjen e biznesit.

Ai ka potencuar intencën e Qeverisë së Maqedonisë për tërheqjen e investitorëve dhe kompanive japoneze që duan të përhapin bizneset e tyre në Evropë.

"Duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për një person i cili është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet më të mëdha politike dhe ekonomike në Japoni, ishte shumë e rëndësishme ta informoj për detajet, për bërjen e biznesit në Maqedoni, për momentumin politik dhe për hapat e ardhshëm edhe në planin ekonomik në lidhje me biznes-klimën e shkëlqyer të cilën e krijuam dhe kushtet për bërjen e biznesit si të kompanive vendore ashtu edhe të huaja", theksoi kryeministri, Nikolla Gruevski.

Gjatë ditës së parë të vizitës së delegacionit zyrtar qeveritar në Japoni, u prezantuan mundësitë për investim në vendin tonë para një numri më të madh të kompanive japoneze. (Adnan Hajdari, TVM2)

Foto: mia.mk