Maqedoni

Greminger në Shkup takon përfaqësuesit politikë

17.11.2017 14:32

Sekretari shtetëror i OSBE-së, Tomas Greminger, po realizon një vizitë pune në Maqedoni...

Me ç’rast ka paralajmëruar mbajtjen e takimeve me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, si dhe me koordinatorët e partive parlamentare.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se në takim Dimitrovi dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së do të këmbejnë mendime për klimën e re shoqërore në Maqedoni, ndërsa do të diskutojnë edhe për bashkëpunimin e Qeverisë me OSBE-në dhe përkrahjen që e jep OSBE-ja në procesin e integrimit europian dhe euroatlantik të vendit tonë.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së do të ketë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, si dhe me koordinatorët e grupeve të deputetëve nga LSDM-ja - Tomisllav Tuntev, të VMRO-DPMNE-së - Ilija Dimovski, të Lëvizjes BESA - Afrim Gashi dhe përfaqësuesit nga BDI-ja - Rexhail Ismailin.

Vizita e sekretarit të përgjithshëm, Greminger, përputhet me përvjetorin nga fillimi i Misionit të OSBE-së në Shkup.