Maqedoni

Vrasja e Martin Jushevskit, MPB zbulon identitetin e autorit

17.11.2017 15:58

MPB ka zbuluar identitetin e vrasësit të futbollistit, Martin Janushev...

Ministri Spasovski informon se autori i vrasjes është personi me iniciale F. S.
 
Motivet e vrasjes janë rrjedhojë e mosmarrëveshjeve personale, thotë Spasovski. MPB ka ngritur padi penale dhe ka shpallur dhe fletëarrest ndërkombëtar për vrasësin e dyshuar, i cili tashmë 2 javë e gjysmë është në arrati.
 
Spasovski thotë se policia është në prag të kapjes së tij, por pa treguar detaje për shkak të procedurës, që është në rrjedhë e sipër. 
 
“Kemi fakte të pakontestueshme se personi me iniciale F. S. e ka kryer vrasjen e Martin Janushevit dhe ne tani po bëjmë çmos për ta arrestuar atë. Ndaj tij kemi ngritur padi penale, ndërsa gjatë ditës së sotme do të shpallet dhe fletëarrest ndërkombëtar”,- deklaroi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.