Ekonomi
Dita Europiane e Sipërmarrësisë, FIZhT mbështet ndërmarrjet e vogla e të mesme
17.11.2017 16:10
Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik do të mbështesë kompanitë e vogla...

Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik do të mbështesë kompanitë e vogla dhe të mesme që do të realizojnë fitim me mbi 1 milion euro.
Drejtori i Fondit, Jovan Despotovski, në Ditën Europiane të sipërmarrësisë, potencoi se qëllimi i mbështetjes është që kompanitë e vogla dhe të mesme të plasojnë produkte apo shërbime të reja dhe të mos kenë shumë shpenzime.
“Jemi duke biseduar me Bankën Botërore si partner i yni financiar që në thirrjet e ardhshme që do t’i realizojmë si fond i inovacioneve, ta zgjerojmë tregun e të gjithë shfrytëzuesve potencialë të mundësive për financim, e ato janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat realisht realizojnë fitim më të madh, përkatësisht profit vjetor më të madh se 60 milion denarë”,- deklaroi drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Jovan Despotovski.
“Mbështetja është e patjetërsueshme. Jemi duke u munduar si eko sistem që ta mbarojmë me sukses mbështetjen e personave të rinj, përkatësisht të kompanive të cilat duan të punojnë, të kenë mbështetje më të madhe jo vetëm në shërbimet, produktet e tyre, por edhe në uljen e shpenzimeve apo rritjen e TVSh-së, kjo është ajo që parku teknologjik do ta bëjë”,- u shpreh Gjorgji Rafajllofski nga Parku Teknologjik UEJL.
Në punëtorinë me temë “Qeverisja lokale si parakusht për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme” u tha se qeverisja lokale mund të ndikojë në zhvillimin e kompanive përmes krijimit të parqeve teknologjike.
ERSAN PAJAZITI
