Botë
OKB: Moska bllokon hetimin për armët kimike në Siri
17.11.2017 15:34
Rusia bllokon zgjatjen e mandatit të misionit ndërkombëtar hetimor për sulmet kimike në Siri...

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Moska vuri Veton, pasi nuk ishte dakord me rezultatet e disa prej hetimeve të këtij misioni.
Ndër të tjera, Moska nuk ishte dakord me rezultatet e hetimit për sulmin me armë kimike në Kan Sheikun në prill, për të cilin ky mision fajësonte ushtrinë e presidentit sirian, Bashar al-Asad, që është aleat i rusëve.
Në sulmin që ngjalli reagim të ashpër ndërkombëtar, humbën jetën tragjikisht rreth 100 persona.
