Tevdovski: Standardet europiane, pjesë e legjislacionit

17.11.2017 17:53

Maqedonia, me Ligjin e ri të bazuar në direktivën e Sllovencës 2.....

Maqedonia, me Ligjin e ri të bazuar në direktivën e Sllovencës 2, njëlloj si vendet anëtare të Bashkimit Europian, do të fitojë më shumë siguri dhe stabilitet  në sektorin e sigurimeve.

Ministri i Financave, Tevdovski, theksoi se Maqedonia si vend kandidat për anëtarësim vazhdimisht në legjislacionin kombëtar i implementon standardet dhe kriteret e BE-së.

“Dëshirojmë të bëjmë reforma sipas standardeve europiane, të sigurohet transparencë në punën e kompanive të sigurimeve dhe të arrihet gatishmëri më e madhe në industrinë e sigurimeve për ballafaqim me presionet konkurruese nga tregu i brendshëm i BE-së. Ne buxhetin e vitit  2018 ka rreth 2,1 miliard denarë më shumë, me qëllim që të sigurohen dhe merren në kohë pensionet. Nga ky buxhet parashihet rritja e pensioneve në përputhje me ligjin”,- deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Ai paralajmëroi qasje më serioze të kontrolleve inspektuese, vendosje të tërësishme të paraqitjes së plotësuar tatimore nga ana e DAP-it deri në janar të vitit 2019 dhe sistem më të mirë informativ për pagesë më efikase të tatimeve.

“Qytetarët duhet të kuptojnë se sa e rëndësishme është të paguajnë taksat. Pa to, ne nuk mund të zhvillojmë shtyllat e shoqërisë, arsimit dhe shëndetësisë . Bëjmë çmos që këtë ta ndryshojmë. DAP-i realizon projekt të madh me Holandën për sendërtimin e softuerit, por kjo është praktikisht edhe vullnet politik që të bëjmë presion dhe tatimet të grumbullohen siç duhet”,- u shpreh ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Pagesa e tatimeve në tetor ka qenë në nivel shumë më të kënaqshëm në krahasim me periudhën e kaluar, ka pasur një nga pagesat më të dobëta të tatimeve në krahasim me vendet e tjera në rajon. Reformat e parashikuara dhe ndryshimet e zgjidhjeve aktuale ligjore do të mundësojnë shërbime më të mira për qytetarët, por edhe ngritje të vetëdijes për grumbullim të tatimeve, thotë Tevdovski. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)