Kuvendi do ketë pesë zëvendës sekretarë gjeneralë

17.11.2017 18:13

Tre zëvendësit e rinj të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit do të zgjidhen më 24 nëntor....

Tre zëvendësit e rinj të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit do të zgjidhen më 24 nëntor.

Edhe pse debati mbi kandidatët përfundoi, propozimi nuk u vu në votim për shkak të numrit të pamjaftueshëm të deputetëve në sallën plenare. Opozita kundërshton propozim-vendimin që Kuvendi të ketë pesë zëvendës të sekretarit gjeneral, për çka akuzoi shumicën për punësime partiake dhe përpjekje për të kënaqur apetitet e partnerëve të koalicionit në dëm të buxhetit.

“Pika e sotme në rend dite vetëm dëshmon se kush janë qëllimet e pushtetit. Të punësojë, të partizojë institucione dhe të realizojë premtimet ndaj koalicionit, por jo edhe premtimet që u ka dhënë qytetarëve”,- tha Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE.

Precedent është formimi i dhjetë grupeve parlamentare nga një koalicion, u kundërpërgjigjën nga LSDM.   

“Tregoni se jeni kundër emërimit të pesë zëvendësve të sekretarit gjeneral. Thoni se kjo nuk është në rregull, por nuk e di se si është në rregull formimi i 10 grupeve parlamentare, përcaktimi i 10 koordinatorëve dhe zëvendësve të tyre, ndërkaq koordinatori i koordinatorëve është bonus”,- deklaroi Sllagjana Miteva nga LSDM.

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve i propozon Kuvendit për zëvendës të sekretarit gjeneral të emërojë Miki Millkovskin, Marija Kacarskën si propozime të LSDM-së dhe Ermira Asani - Salija si propozim të Lëvizjes BESA. Propozimi i Lëvizjes BESA, sipas të gjitha gjasave, do të ndryshojë, pasi Salija veç më është zgjedhur anëtare në KShZ. Deri tani janë zgjedhur vetëm dy zëvendës, Nexhbedin Ibraimi dhe Vjekosllav Angjellovski, që na total bëhen pesë. (Shpëtim Nuredini, TVM2)