Rusi, Parlamenti miraton Ligjin e ri për mediat
Parlamenti rus ka miratuar me unanimitet një ligj të ri për mediat....

Parlamenti rus ka miratuar me unanimitet një ligj të ri për mediat, i cili ka në shënjestër “mediat ndërkombëtare”, që tërësisht ose pjesërisht financohen nga shtete të ndryshme.
Teksti i amendamentit përcakton mediat si persona juridikë që janë “të regjistruar në një shtet të huaj ose një strukturë të huaj që vepron pa u regjistruar si kompani dhe lejon që faqet e internetit të organizatave të ndaluara ose ekstremiste të bllokohen pa kërkuar miratimin nga gjykatat. Ligji hyn në fuqi, kur edhe senati dhe presidenti, Vlladimir Putin, ta miratojnë atë.
Ligji i miratuar është pasojë e përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes ShBA-së dhe Rusisë. Uashingtoni e akuzon Moskën se ka influencuar zgjedhjet presidenciale më 2016 – edhe me ndihmën e televizionit “Russia Today”, të financuar dhe të drejtuar nga shteti.
Departamenti amerikan i Shtetit ka kritikuar Moskën për vendimin dhe thotë se po e monitoron legjislacionin.
