Botë

Irak, çlirohet qyteti i fundit nga ISIS

18.11.2017 12:13

Ministria e Mbrojtjes e Irakut ka njoftuar se forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni shumëkombësh që udhëheq SHBA-ja..

Ministria e Mbrojtjes e Irakut ka njoftuar se forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni shumëkombësh që udhëheq SHBA-ja, kanë çliruar qytetin e fundit irakian që ka qenë nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik.
 
Ministria irakiane përmes një deklarate fillimisht njoftoi se njësitet ushtarake dhe luftëtarët fisnorë kanë avancuar në lagjet perëndimore të qytetit Rava, në provincën Anbar. Ndërsa më vonë njoftuan se forcat qeveritare të Irakut kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit, duke dëbuar përfundimisht militantët e ISIS nga Iraku. Por siç njoftojnë mediat ndërkombëtare rreth 1050 fëmijë dhe 700 gra të luftëtarëve të huaj po mbahen nga autoritetet irakiane në një burg afër Mosulit.
 
Qeveria e Irakut është duke kontaktuar me qeveritë e huaja për t’i kthyer këto familje në vendet e tyre por nuk ka gjetur përkrahje. Rreth 70 gra dhe fëmijë nga Kosova besohet se ende janë në zonat, të cilat më parë janë kontrolluar nga grupi militant Shteti Islamik.Ndërsa për pjesmarrje në këtë konflikt është njoftuar edhe për shtetas nga Maqedonia dhe vendet tjera të rajonit.